Nuk je grua – Hyrije Jusufi
NUK JE GRUA
(Requiem 34 vjeqares S.M. nga Dardana, vrare me 25.07.2020 nga burri saj me shufer metalike)
U ekzaltuan
sa herë të rrëzuan
ashtu nga lart t’shikojnë duan
të tërën t’lakueshme ndēr tyret duar
të tërën shembur, derdhur
e s’ka rëndësi fare
nga parrugëdalje apo kënaqsi
e ska rëndësi në të dhemb trup e shpirt
emrin e ke grua
nga brinjë e tij gatuar
ta ledhësh, t’i gatuash
ta adhurosh
paçka nëse ai është përbindësh
U mrrolën
kur t’mavijosurat
me buzëkuq hijerëndë mbulove
U tërbuan
kur drejtë në sy i shikove
e kur zërin ngrite
e përdal je, të thanë
kafshatë e pagëlltitshme burri
shëmti e brinjës së tij biblike
nuk je grua
vetë djalli je, thanë
dhe të vranë
të vranë…
ShB, St.Gallen