August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PO NDODHI

Në se ndodh,
Që unë para teje,
Të iki nga kjo jetë,
Se ç’do bësh ti gjysma ime,
Mendoje vetë.

Po ndodhi,
Që t’më ikësh ti,
Çdo fund javë aty më ke,
Do ujit mbi ty ca lule,
Pranë teje do rri.

Do flas me ty
E do ujis lule.
Lule të bukura me erë.
Do gjej në male trëndelinë
Aty mbi ty do ti mbjell.

Bashkë nën dhe kur të jemi,
Ti do mbish si pjergullë,
E unë si lis do mbij aty.
Se ne ishim në jetë,
Si pjergulla në lis, të dy.

Avni Skenderi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com