August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Preheri i nenes

Sa desha ne preherin tend nene,
te mbeshtes koken e te qaj
Desha te me thuash: Biri im mos !
hallin te ta tregoj e t’me thuash:
-Jepi bir vajit mos ju ndaj!
Sa desha te te kisha moj nene,
gezimin e shpirtit me ty ta ndaj,
mos me thuash :Ah lumja une,
por : Gezohu bir e mos ju ndaj!
Sa desha te rrefehem tek ti nene ,
gabimet te mi falesh,
mos me thoje :
Ah bir je i falur,! -por
Qaj bir qaj ,lutjes mos ju ndal!
Neteve fle zbuluar, shpirti ska qetesi
Sa desha te mbytesha ne lotin e kulluar,
mos mbytem ne vaj te zi!
Kam mall apo kam hall,
shpirt e zemer nuk gjejne qetesi
njera do te shtegtoje drejt ferrit,
tjetra drejt varrit te zi!
Nje buzeqeshje qe e pata ,
nje nate ma rrembyen , pakujdesisht
kerkova por lutjet e mia si pranoi,
pas ta ktheja serish.
Cdo nate qaj ,koken mbuloj me jastek ,
askush s’ dua te degjoje,
askush sme thote biri im ,
por plac e vdis!
Sa dua moj nene ,
sa dua kete hall apo mekat me ty ta ndaj,
ti je prane zotit…
Thuaj atij te me marre,
te me fale apo te me denoje,
njeren ta beje, te lutem kerkoji!
Tek zoti, tek dashuria
jepem pa me thene,
ndoshta dhe zemra s’me ka genjyer!
Vetem desha te te them moj nene,
ne preherin tend te qaj desha ,
se shume ne hall jam zene
lutjet e mia Zotit t’ me ja thene,
lutja dhe mallkimi yt ,
tek ai shkojne dhe degjohen!
Desha te qaj e te qaj
ate qe ka shpirti,
te flas qe te clirohem apo te plas!
Ah ku je moj nene!
Burre me thinja u bera
ende qaj si femije
si dikur , si atehere
kur ti moj nene me mbaje ne gji!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com