Rruga e ëndërrës së ikur – Fran Tanushi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
RRUGA E ËNDËRRËS SË IKUR
Ëndërr e varur në shpresa të rreme,
e asaj kënaqësie që s‘përsëritet,
në shpirtin e trazuar mbjell dhembje,
veten tek mashtron me vuajtjet.
Pafajësi e shfaqur me sy të përlotur,
shpirt i robëruar ngulfat pafatsinë,
n‘terrin e natës ngacmohen ndjenjat
premtime boshe e ngjizin marrezinë.
Nuk kërkon askënd për ta qetësuar
një zemër që s’çanë kush kokën më për të,
drithërimat shtohen me fuqi drithëruese,
shpirtrat e zënë peng qetësi nuk gjejnë.
Kapur pas mendimeve të mërzitshme rrijnë
zhytur në të kaluarën përjetimet,
mbyllur në vete kujtimet veniten,
pas ëndërrës së ikur përvidhen gëzimet.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com