August 6, 2024

Vitet më flasin në emrin tënd! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VITET ME FLASIN EMRIN TEND !!
(ME RASTIN E TRIDHJETE E PESË VJETORIT TE MARTESES.!)

I mblodha sot e dashur .. ,të gjitha kujtimet .
Dhe si ai kopështari i mirë ,bëra me to një buqetë.
Të gjitha bashkë..,lotët ,brengat,hidherimet ,
gëzimet .
Ty po ta dhuroj…,tek ajo tufe lulesh ,është plot
një jetë!

Aty.., je ti.. e veshur nuse me fustanin e bardhë.
Ay jam dhe unë ,i ri ,i bukur,veshur me kostumin e dhëndërrisë.
Aty është gjithëçka ,që natyrëshëm ,si dhuratë
nga zoti na ka ardhë.
Një mbishkrim i vura buqetës: E quajta:”Buqeta e dashurisë “!

Ti rendis kujtimet ,në një buqetë me lule , s’qe e lehtë për mua.
Se nje vit pranë teje,në rrugën e jetës, është sa për dhjetë.
Se nuk është e lehtë.., të jesh bijë ,të jesh nënë e mirë ,te jesh grua.
Ndoshta ..,për të gjitha këto,nuk do të mjaftonte vetëm një jetë !

Aty janë të gjitha vitet,në çdo lule,.në çdo petal , një vit i tërë është shkruar.
Aty i kam bledhur të gjitha kujtimet..,të gjitha puthjet ..,përqafimet .
Aty është ajo natë e ftohtë Janari,është dasma jonë e thjeshtë,zemra ime e dashuruar.
Aty janë gugasjet e para të fëmijëve,gjurmët e para ,netët pa gjumë ..ledhatimet!!

Shihe mirë buqetën e dashur ,aty është çdo rrudhë që vitet na krijuan.
Aty ke lotë malli ,lotë dhimbjeje, per ata që jetës sonë i mungojnë.
Aty mes lulesh,ka me mijëra puthje ,që ndoshta ndonjeherë, të munguan .
Aty mes lulesh,po të sjell zërin e fëmijëve e nipërve,se për ta jetojmë !

Mes lulesh ke zërin tim,ke frymën time,se pranë teje i lumtur një jetë frymoj.
Mes lulesh,shikoje mirë ,është djersa ime dhe e jotja ..,sa një lumë i tërë.
Me zë të lartë ,me zemër e shpirt po të them: “Te dua shumë..,të dashuroj “!
Merre pra buqetën e dashur,aty janë dy zemrat tona ,dashuria e jonë sa nje det i gjerë!

Buqeta të përket vetëm ty ,po ta dhuroj.
Aty jam unë,aty je dhe ti,aty është magjia “DASHURI “!!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com