August 11, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASEM KOSOVE SHQIPNI

Të falëm gjithëçka, dhimbje , gjak e lotë
Te ndejtëm në bedena tash e njëqindë vjet
Nanëloke e Madhe, Shqipni e Bashkueme
Mbi supe e në zemër mbajmë një amanet

Kur të shihni Flamurin e të ndegjoni Dajren
Krushqit bani gati e për rrugë me i nisë
Le të marrin bekimin nga cdo cep Atdheu
Me u bashku, ku i thërret Ora e Shqipnisë

Një lodër në Krujë, tjetra në Prizren
Vallja nisë e sosë nëpër dy kala
Sikur rrethatore mbushur me fyshekë
Sa kanqësi me i ndie ,sa hijeshi me i pa

Kur të shihni Flamurin e të ndegjoni dajren
Kur krisma e martinës jep shenjë të urume
Nise dasma e jonë, Kosovë e Shqipni
Ne kete ditë te madhe për Shqipni te Bashkueme

s.b

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com