August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miqtë e mi të shtrenjtë! Eshtë dita e dyte e paraqitjes së poezisë sime në flash mob poetike # Poemsin EnEnEnd.
Falenderoj nga zemra të gjithë ju që më mbështesni në këtë botim maratonë, miken e poeten e talentuar Senana Sadic që mundësoi pjesmarrjen time!
Stafetën e ditës së dytë ia kaloj poetes e mikes së mrekullueshme Salma Khan nga Chittagong.

Poezi

E LARË ME YJET

Merrmë ëndërr
në mpirjen e gjymtyrëve
marramendjes
të më përkundesh
mos më tremb me surpriza ireale
plotësisht hënë e plotë
pesëmbëdhjetë
panselino
ku lashtësia ka zgjatur duart
në tejzgjatje
në tejpërulje
për dëshira të etura

Të përgjërohem
m’i jep rrezethyerat
në reflekse diamante
sa hapësira hënore
u bëfshin bizhu sonte
për hiret e mia.

Tisi ndriçues le të kthehet
nga i kaltër në lejla

do t’i bëj hyjnitë
të çuditen me vellon time
gojë hapur në një zë të thonë
çfarë kombinimi!

Le të marrin penelet
me gishtat e tyre të tejzgjatura
e t’i ndjell në piktura
me telajo
të habitura
drejt meje
unë që mbaj
thesarin e kujtimeve
të shkrirë në shpejtësinë e kohës
o sa e plotë kjo hënë sonte
të përgjërohem
me fuqinë e tij
do ta sfidoj detin!

Jo nuk jam në fantazinë e Zhyl Vernit
për matje thellësish
e kapitenësh jo realë
jam e dashura e tij

jam njeri ëndërr
do t’i them gënjeshtra
se nuk ndjehem mirë atje në breg
aq sa pulëbardhat të zgjohen
të qeshin
nga psherëtimat e mia
por ti jo det
unë kam fuqinë e njeriut
të dashuruar me ty
do t’i fshij lotët e kripura
oh sa shumë lot!

Sa të lashta fshehtësitë!
Sa mister!
Sa frikë!

Eja behu plotësisht i imi
si kjo hënë e plotë
kam fuqinë e njeriut të dashuruar me ty
do t’i jap shpirt dallgës
me muzikë violinash do t’i kthej në valë
në një shkumëzim

puthje pafund
në më të ëmblën njerëzore
ëndërr deti
ëndërr shkume
ëndërr vale…

Më kthe të lutem
atje në breg
si vajzë vale
e larë me yjet
këmbëzbathur
e lagur
symbyllur
gjysmë e dehur
nga vera e ndjesive të mia

Zoica Gjolla Popi
Albania
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com