August 7, 2024

Jo nuk mundem – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JO NUK MUNDEM…

Jo nuk mundem të jetoj në trysninë tënde
ajo bukuri hyjnore,po më shkatëron shpirtin,
po më shtryth çdo moment të jetës time
se kuptoj si rashë dhe unë viktimë dreqin.

Jo nuk mundem të shikoj syçkat e tua
rezatimi i tyre po më fut në dhe të gjallë,
buzkat çfarë mbrekullie sa më joshin mua
skam çtë them më, ti je një qënie e rallë.

Ndaj do të bredh si një shpend i harbuar
në hapësirën e pafund të dashurisë tonë,
do të përulem të lutem me shpirt zemëruar
aman të keqen nga ky kurth shpëtomë.

Besnik Memelli
01.08.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com