August 28, 2024

Kurreshtar i pandreqshem… – Hekuran Miraka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kurreshtar i pandreqshem…

Sa here me bie te nderroj vend,
Dy gjera me veshin me kurreshtje.
Dua t’i shoh vetem, ne ardhje.
Mengjesin dhe mbremjen.

Dita, e di, eshte vajze e vogel.
E sa cuar ne kembe.
Dhe nata , nje grua eremire,
Qe s’fle kurre pa lare dhembet.

Vete, jam ai femija nopran.
Qe fut shkopin ne vrimen e zgjoit te bletes.
E di se do ta hane.
Po e ngazellen,
Zemerimi i tyre i zhurmshem…

Hekuran Miraka
Florida, gusht 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com