At Gjergj Fishta – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AT GJERGJ FISHTA
Veç ai burrë fliste me zana
Tu i këndua “Lahutës t’Malcisë
At Gjergj Fishte njëherë lind nana
AT legjendë i shqiptarisë!
Tokë Shqipnie e kish lind trimin
Ish kreshnik, edhe drangua
Kur me fjalë e niste këndimin
Lis e mrize i bën me gëzua!
Kot si thane Homeri I shqipes
Lisa e mrize I bane me këndue
Emri I madh I AT GJERGJ FISHTES
Një mije vjet s’ban me u harrue!
Nuk besoj se dikush struket
Kur përmendet emri i ti’
Ai qe n ‘shqipe e thërret nanën
Një LAHUTË E KA NË GJI!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com