August 7, 2024

Dashuri, deri në dhimbje…! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E ripunuar! 02.08.2020.

Kjo poezi i dedikohet nje vajze qe sakrifikoi, te mbante gjall babane e saj tè dènuar me vdekje ! Ai do te vdiste ngadal, pasi nuk do i jepej ushqim dhe uj der i nè fund ! Lejohej nje anètar i familjes qè ta vizitonte njè hete nè tre dite. Dhe kjo ishte vajza e tije ! Ajo e mbajti gjallè, deri sa u lirua, sepse s’kishte ligj qe ta dènonte perse ushqente babane me qumèshtin e gjirit !
Kjo pikture nè rjetet sociale ka bere qè miliona njerèz, te sensibilizohen me veprimin e vajzès ! Pasi èshte rast unik nè bote. Çmimi i kèsaj pikture ka arritur majat mè tè larta te tregut botèror !
Sakrifica e saj, qè babai tè mos vdiste, i kalon te gjitha dashurit, ajo shkon pèrtej dhimbjes !

DASHURI..,DERI NÈ DHIMBJE..!

Ti s’je thjeshte, njè pikturè
Ti je ngadhènjim, deri ne dhimbje,
Ti je ndjenja sublime, e pa zbuluar kurr,
Je metafor e ringjalljes, deri nè lindje !

Sa shum poet e piktor ‘mban’ aty brènda..!
Vértitur neper ngjyra eliksiri pa fund,
Duan te marin ‘lèngun’ e muzès, te’nèna’,
Kur ‘fèmijes’ i jep, nè ‘djepin’ qè pèrkund !

Ne ate’djep’ s’èshte njè fèmi qè mèkohet
Èshte babai i ‘nènès’ qe e ushqen me gji,
Edhe vdekja pèrreth tyre ulèret, tèrbohet
Pèr ndjenjèn qè se njehe kurr ! Dashuri !

Ate qe mban boten gjall, e se le te shuhet
Ndjenja, qè ne shpirtra ri thell,e ndrydhur,
Dhimbja e saj shkon aty, ku nuk thuhet..
Tè ushqej babane, me qumèsht gjiri shtrydhur !

Dhe shpirti më dridhet, vërtetë më dridhet
Se di në jam në ëndërr, a jam i zgjuar…,
Përpara meje një tjetër botë e ‘përhime’..,
Me kokën ulur, që pret për tu ‘gjykuar’..!

‘Çekiçin e vendimit’ e mbaj fort në duar
Rëndonë shumë, më shumë se një penë,
Në mantel ari do e mbaj të ‘pushtuar’ ,
‘Lidhur’ fort me vargje, në këtë poemë !

S’janë vetëm sytë e mi, që pranë sajë lotojnë,
Miliona lotë janë derdhur mbi gjirin që ushqen jetë,
Ajo është vetë ‘perëndia’ e dashurisë që mëkonë..,
Jetën ! E zbritur në tokë, nga një tjetër planet !

U ndala, ‘filozofia e jetës’ trokiti në botën time ,
Ashtu siç kish trokitur fort në penelin e piktorit,
Një ofshamë shpërtheu në miliona ‘thërrime’..,
Duke shpërndar shkrepëtima, si zjarrë meteori !

Aty ishte dhimbja, ‘mëkati’, një tjetër dashuri ,
Ajo që njerzit i bënë të heshtin, të qajnë si fëmijë,
Gjunjëzuar do të qëndronte përpara çdo perëndi,
Tek shihte vajzën, të mëkonte babanë me gji !

Ti, s’je thjeshte nje piktur, per tu varur nè mur..
Brenda teje èshte nje bot me ngjyra tè ‘pèrhime’ ,
Vajza qè mban gjall baban e dènuar, tè sèmur…
Dhe ngjyrat e muzès, ku ngjyej penèn time !

Dhe njerzit, nè radhé pran teje do shkojne ngadal..
Te tjerè do tè rendin, do ikin, e do vijne persèri aty,
Do tè shohin sërishë vajzèn, kur ushqen babanè..
Me dashuri ëngjëjsh, pèrzier me dhimbjen nè sy !

Tomor Buzi.
.26.07.2019.
E ripunuar.
02.08.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com