August 10, 2024

Ike ti Zymbyle, ike! – Hajri Kasemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ike ti Zymbyle,ike!

Nuk eshte burrë ne kete jete,
Ai qe nje dashnore,s’do kete,,
U kam thenë:unë jam i pa fat,
Prap me nje gjelle,ç’do nate?!

Ike ti Zymbylja ime ike,,
Sapo te bera unë ty mike,
Do vish ti Zymbyle,do vish,
Vertet plak,por jam bishë.

Sa bukur na e punove moj mike,
Ne gare na vure ne,qe jemi relike,
Mëndje te dhame ty pa kandar,
Jo per gje,por ne ishim ne garë.

Ike ti Zymbylja ime,vertet ike,
Apo s’me ishe shume nazike,
Ç’do bëjne tani pleqte e gjore,
Su hynë ne pune,ora ne dore.

Ike ti Zymbyle ,vertet perse ike,
Un sa mesova te gjuaj me llastiqe,
Dilja per te gjuajtur me to or ti shoq,
Ç’do gjuaj tani qe nuk ka me zogj?

Ike ti Zymbyle,por te gjitheve na vdiqe,
Mire te tjeret,por dhe mua moj mike,
Jane ca qe thone,se ti na dole burre,
Ç’rendesi ka:ne te donim veç si furre.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com