August 7, 2024

Mikes time (Dije Lohaj) – Shukrije Gashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mikes time
Dije Lohaj

(22.11.2012)
Mbi qepallat tua Mike vullkane të heshtura
gjurmojnë atdheun e ëndërrave tona dje
Strukur n’ bebeza malli
për më shumë dashuri për njeriun
dhimbja përplaset me harrimin
Ç’u bë kështu me ne
ANEMONË e peshonim jetën
prapa grilave Atdheu dremitej n’ përqafim
sot i janë thinjur flokët nga pritja
urave të qelqta tkurrur i janë kufijt
2000 vjet ecje askund t’i mbledhë
eshtrat shkaperderdhur trojeve coptuar
dje a nesër sërish me pahir
Bënë të ftohët atdheu më nuk fle n’ ëndërrat
e të gjithëve njësoj mbase kurrë…

Shukrije Gashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com