Për një shaka…- Lumni Nimani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Përshëndetje miqësia ime nga Llapi im që më mungon shumë!
Për një shaka…
Një shaka që e nise vetë,
Mos e pandeh si të vërtetë
Ajo kuptohet si e tillë
Andaj, pse ty të ngel hatri fill?
Apo ndoshta si alibi
T’më vësh n’siklet a për t’më “fyer”
Unë i gjori as tash s’e di
Në më vure para aktit t’kryer?!
S’prishet miku për fjalë të vogla
Qofshin t’vërteta; qofshin shaka,
Ndryshe shkon si dushk për gogla
Të bësh rrëmujë për to – të bësh hata…
Lumni Nimani
31. 07. 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com