August 8, 2024

Përzgjedhur bregut – Dhimitri Jani Kokaveshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRZGJEDHUR, BREGUT.

Me dallgët shtroja
dialogun
e përzgjedhjeve dhe
meditimeve
bregut?… Linim
rradhën
e gjatë… prisnim
meditimeve
çliruar prej thëritjeve
zgjoja
shpirtin…?! Ma shtronte
si grua
kjo bukuri, zgjeruar
valeve
lëkundej formave të saj
më zgjonte
vargun…?Luhatur
dallgëzimeve
rritur, si mes miteve
rritej
furtunave, ngrihej dhe
krenohej
deti…! Zbuluar i mbante
kaltërsitë…?
Qiellore reflektonin dhe
konkuronin
thellësitë…! Tensioneve
ngjeshur
zbulonin, mërzitjet tona:
Pasqyrës
diellore reflektonin mes
udhëtimeve
të kohës shtroheshin
si valle
ngjeshur dhe e shuar
joshjeve…?!
Flladesh zbutur
dallgëve
zbërthyer na vidhnin
shpirti…?
Ulej dhe ngrihej
krenarive
në psheretima
dallgësh
riktheheshin shkëlqimet?
Buzëqeshjeve
të shuara i zbrazte!
Deti im.
Deti im?! M’i dhuronte
shpirtit
përflakur, hipokrizive!
Ftohtë…!
Aq ftohtë sa mbytem mes
dallgëve
mendimi turfullonte
bregut
i mbeti, si një gjerdan
i përseritur
i fryrjeve të dallgëve
zbulohej!
Furtunave dhe erës
iritohej
na zbutej, dritës?…
Zgjeronim
vështrimet! Zbuteshin
vizioneve
unë edhe ky det
trazuar
na mbante përmbytur
si trupa
qiellor kur degradojnë
qielli…!
Kaltërsitë na i përshkruan
dhimbjesh:
Nuk ja kërkoj as kam zili
mbi misterët
zbuloj largësitë
i shtoj në
përpjekjet e dallgëve
ngjeheshur në
shkallarë lartësie
ngjitem dhe
hedh, vështrimet…?!
Dhimbjeve
dridhjeve mes dilemave
nuk akordoj!
Detin. Unë dhe Ti…?!
Dallgëve
ngjeshur jetës dhe
tronditjeve
kokëforta, nuk të shtroj
në dialog
gjithësie aty ku gjej
dallgë dhe
me to! U rritëm.
Dhjk©03-08-2015

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com