August 7, 2024

Duhet të kemi – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruan: Bardh UKA

NE DUHET TË KEMI SHUMË KUJDES

Shumë herë po ndodh me shkrimet që botohen këtu në fb që të mos thuhet asgjë… edhe pse ka indikacion nga vetë sistemi se janë parë nga persona te caktuar me emer e mbiemër dhe iu është mbyllur goja si me dry. Një grup lexuesish bëjnë veç pëlqim(like) apo…”bravo”!?… -dhe një numer i vogël shkruan edhe ndonjë rresht,…shumë të rrallë janë ata që ndajnë kohë e derdhin ndjenja në një duzinë fjalësh për të vlerësuar e nxjerrë në pah, sadopak, mundin e dhënë të autorit dhe vlerat letrare-artistike në shkrimin e publikuar. Por, ka edhe një numër “babaxhanësh” që, për t’u dukur njohës “meritorë” të gjuhës shqipe, kapen për gabimet teknike e drejtshkrimore të cilat, gjithsesi se, janë të rëndësishpe por jo sa përmbajtja, struktura dhe porosia e shkrimit. Më habit komenti i tyre se si këta “njohës të gjuhës”, kur futen në një kopsht me lule vlerash, shkojnë e kapen për ferrash, që gabimisht kanë mbirë aty-këtu pa dëshirën e kopshtarit..!

Këtë shqetsim timin, në lidhje me dukurinë jo fort të pelqyshme, po mundohem ta paraqes edhe ne formën poetike si më poshtë..!

*
DUHET TË KEMI

Duhet të kemi sy
Prej shqIponje
Per të parë prej
Naltësie n’flutrim
Se lulen e qershisë
Po e hajka nji krimb
Duhet të kemi vesh
Zërin që ka timbër
Ai e ndijn pastër
Nuk e bën përshesh
Duhet të kemi
Zemër të mirë
Dhe shpirt t’liruar
Arsye t’shëndoshë
E gjykim t’paanuar
Nga tjerët të pranuar
Por dhe kadnar…
Që veç fjalë matën
I ndanë ditën e natën
Që të mund të jemi
Kritik i gjanave
Shkrimeve e të dhënave
Veçanërisht ato shkrime
Që trajtojnë tema kombëtare
E që janë të ndijshme
Qofshin në poezi a në prozë
Me randësi është t’i jepet
Vlerësimi i merituar
Jo t’i veshim fustanin rozë
Një modeleje te re…
Sa per të bërë ndonjë pozë
E ti more i imi jaran…
Mes vlerash letrare-artistike
Ti po tregohesh “babaxhan”
E po çet fall në filxhan
Si nji pedagog fort i “ditur”
E gjitha kjo sa per të thënë
Se her gabimet ortografike?!
S’po sheh që i shkel vlerat letrare
Si një arushë nëpër tëshanë.

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com