Heshtje për së gjalli – Seit Paci
HESHTJE PËR SË GJALLI
Të trembur shumë
Çdo ditë ne po rrimë
Të trembur dhe në gjumë
Çpo ndodh nuk e dimë
Na tremb ne kjo heshtje
Heshtje për së gjalli
Kërkojmë pak buzëqeshje
Jo më heshtje varri
Heshtja na trondit
Të gjithëve nga pak
Gjithkush është mërzit
Qoftë i ri apo plak
Njerëzit janë ndarë
Ndarë për së gjalli
Nuk munden me parë
Të afërmit tek spitali
I rëndë është sikleti
Sot tek çdo njeri
Nuk munden mes veti
Të rrinë në shtëpi
S’ja shtrëngojnë dot
As dorën njëri tjetrit
Do rrimë larg i thotë
I riu të vjetrit
Kjo pra është një sjellje
Të bën të rrimë të ndarë
Të mos bësh as përcjellje
Të afërmit në varr
U ndamë pra u ndamë
U ndamë për së gjalli
Çfar ndodhi pse ramë
Të gjallë në heshtje varri
Zotin lusim fort
Të na sjellë bashkimin
Sa jemi në këtë botë
Të shijojmë gëzimin.
Amin
SEIT PACI 05 GUSHT 2020