Ngujuar n’vetmi – Shukrije Gashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NGUJUAR N’VETMI
(9 nëntor 2015)
Ç’ kur ike e me vete more Diellin
akullnajat le pas
mbërdhiva ngujuar n’vetmi
Asteroid Apofin t’pres me ëndje
gjithë shekullin e pikëllimit tim
një Diademë shkëlqimi verbues
pres nga drita e syve tu pa jetë
zhgënjimit nuk i duhet më shumë
tokën e vrau me nge njeriu
Një pjellë e keqe që hanë vetëveten
asgje më pak se një Blasfemi
Planeta GLIESE 581
është largë192 trilion kilometra
më afër se nesër
Ah ngujuar n’lëkurën njeri
kam frikë nga t’panjohurat e tij
një tjetër Hurricane Katrina…
Shukrije Gashi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com