August 6, 2024

Për ty Sarand – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR TY SARAND.
Poezi për konkursin !

Ndër yje vështroj Sarandë, të gjej udhën nga ke zbritur..,
Në brigjet Joniane, në Epirin ku meteori qëndroj,
Aty ku Pirua i madh, u ul në gjunjë, duke bërtitur:
” Për ty, o magji e dheut , edhe perënditë do të zgjoj”!

Perëndit e dëgjuan tek fliste, i ulur në gjunjë mbi gur,
Ja panë mallin nën pikën e lotit që pikonte mbi valë,
Mbi supet e tijë vështruan të hapej një flamur,
Nga ku dolën bashkë, një shqipoñjë, dhe një pulbardhë.

Shqiponja fluturoi në mbretërinë e tijë Epiriote,
Duke klithur brigjeve të gjata pa fund të Mesdheut,
Sytë i shkrepëtinë mbi brigjet e bukura Sarandiote,
Aty ku pulëbardha po i këndonte zjarrit të Prometeut !

Nën Lavdinë e tijë u zbukurove, me ojna e pishtarë,
Aty ku Olimpian e zinte gjumi mbi valët e detit,
Në mbretërinë Epiriote, zure vendin e parë ,
Fitove përkrenaren, me suvenire briri, të mbretit !

Përkrenarja që udhëtoj sëbashku me ‘shqiponjën’..,
Në tokat Ilire pa fund, në ujërat e Jonit plotë dallgë,
Ku bashkoheshin dy brirët e dhisë kish medaljonin..,
Ìnicialin e emrit tëndë, moj e bukura Sarandë !

Ashtu si Molosët, patën legjendë Pirron e madhë !
Brigjet e Mesdheut të kanë ojna-madhja Sarandë,
Rruga e pishtarëve,nga Lëkursi ndriçonte gjer në det,
Aty ku pas Piros së madhë, do të shkelte Aleksandri vet !

Sarandë, o meteorë i pa shuar në histori dhe legjenda,
Ballkoni i Jugut mbi ujërat e Mesdheut, si magji,
Aty, ku bukuria mahniti mbretër dhe mbretëresha,
Aty, vet Zoti shtrihu dorën, ditën kur linde Ti !

Me krahët shtrirë deri në Butrintin e lashtë antik,
Ku perënditë lutën zotin për ‘shavjaret’ e tyre ,
Ksamilin në pëllëmbë të dorës mbanë si stoli,
Qëndisur rethë dhe qarkë me ‘diamante’ natyre !

Legjendat dhe historitë për Ty, flenë aty nën gurë,
Mbështjellë me cohë të zezë nga hordhit sllave,
Por ti e bukur ngele, su vyshke, e su thave kurr,
Qëndisur prapë si atëherë mbi gurë, me portokalle,

Rendin sotë drejtë teje, Shqiptarë nga të gjitha trojet,
Duke sjellë me vete legjenda, dhe histori për Ty,
Për ne, Ti je si mjalti që pikonë muzë nga hojet,
Je legjenda, ku perënditë mbajnë hapur njërin sy !

Sarandë, o perlë e brigjeve Joniane të Mesdheut,
Si grifsha ‘kryeneçe’, në mes shoqesh ngahera,
Aty erdhi dhe mori brirët e përkrenares Skënderbeu,
Për të shkruar me to legjenda, dhe histori të tjera.

Ti s’je thjeshtë e bukur, qëndisur nga perënditë,
Ti je vatra bujare, ku unë vi të rri me muzën time,
Takoj miq të mirë, që më flasin për historitë ,
Shkrimtar dhe poet, që për Ty, derdhin vargje rime !

Takoj Vullnet Maton, duke zbritur nga Fterra e tijë,
Me një tufë vargjesh nën sqetull dhuratë për Ty,
Si Pirro që mbretëroi Epirin i mbushur me lavdi,
Do të mbretërojë në shekuj, edhe pena e Tijë !

Do të marë nga ‘kopështi i ‘Edenit’, plot ngjyra,
Do të ‘mbjellë’ në vargje si lule e rallë Himalaje,
Do të qëndisë me penë, ashtu si vet natyra..,
Që me dorën e Zotit, të bëri kopësht ‘parajse’ !
Tomor Buzi.
05.08.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com