Hënëz! – Selfijaze Jaho Teli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Hënëz!
Një natë ,në duar mora hënën
E përkëdhela me dashuri ,
E buzëqeshte ,buzëqeshte hëna ,
Më ngjante syshkruara porsi femijë ,
*****”
E mbajta në duar syshkruanën
Mbi mua seç hodhi të sajin argjënd
Nga shpirti m’ë shpërthyen petale,
Një fllad i ëmbël mbi ëndërra seç m’u gjënd,
Një copëz univers ,mbuluar me deshira ,
Një simfoni me nota shpirti,
Sonte ma dhuroi kjo hëna ,
Si një yllësi që rrugën më ndrtiti,
Faleminderit ,Zoti im !
Që shpirti me ëndrra ma ledhaton ,
Faleminderit miliona herë ,
Që rrugën time me hënëz ma mbulon!
Sena Shkoder më 1/8/2020 @$T@
Të drejtat e autorit janë të rezervuara
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com