August 7, 2024

Mes luleve shpreha dashurinë – Shaban Emini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MES LULEVE SHPREHA DASHURINË

Mbolla lule për deshirën tende
Mengjes për mengjes me lot I ujita ,
Aromë të mire gjithandej shpërndanë
Dashurinë tënde sa shumë që e prita .

Nuk e di se c’u bë me ty
Asnjëherë nuk erdhe t’më shfaqësh dashurinë,
Një djall I keq mes nesh kishte hyrë
Me qëllim që të na e prishë neve lumturinë.

Amanet lulet po ti lë
Pas vdekjes time te varri mi mbjell
Ujiti në mengjes me shumë lotnë në sy
Mos të humbe dashuria që pata për ty !..

Shaban Emini .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com