August 5, 2024

Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos më kqyr njashtu,
të lutem!..

U pashë syve të tu
të kristaltë shikimin
s’ua lexova dot kuptimin !…
“Më trembi” ai shikim,
më trembi !
Të lutem,
mos guxo edhe njiherë
me më kqyrë
në njat mënyrë…,
se,në shikimet tona
reflektojnë
si pasqyrë,
sekrete të shpirtit
lidhuna zinxhirrë…
flasin njashtu,
pazëshëm,
dhe bëjnë
aq mirë!

Mos më shtyj
në ngasje,
të lutem,
se tutem,
humbas magjishëm,
në det sysh;
kam dhe njat frikë,
mos zhytem thellë,
si pa e kuptuar…
se, mos shtigjesh
të paemën,
gjendem ngujuar
e druaj se më tradhton
“e pabesa”-zemër.
Ndaj…,
mos më kqyr njashtu,
të lutem,
Veshtro dhe jepi emer
të të kuptojë
dridhshëm shpirti…
Te mbetet ngulitun,
tatuazh në zemer!

ASJA MULGECI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com