M’u m’ka le baba jem – Natasha Çera Duriçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
M’u m’ka le baba jem.
Paj jo veç prej palcet..
m’ka le prej shpirtit tij
m’ka qitë sysh
dritë u ba n’rrugën teme..!
U ba do kohë..
m’u ka fshëhë baba
druej se diça kam gabue
e po më ndishkon njaj burrë
Ani babë..
dritë nuk vjen ma
as za..
as shpirt..
M’ka ra mallë me u tutë prej syve t’nji burri
me ulë qepallat n’dhe
me u skuqë n’faj!
Prej je shku ti..
as më trembin sytë e nji burri
as më duen ma..!
Baba m’ka le mu..
prej palce
prej shpirti
prej sysh..
Babë mos ik..
mos më len jetime.!
Natasha Çera Duriçi
Nata Sha
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com