August 6, 2024

Zbulesa e Ungjillit Eureka – Shukrije Gashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZBULESA E UNGJILLIT EUREKA+
(8 JANAR 2017)
Ata që rezistojnë të parët i përpinë nata
skëterrë
Te gjithë e dijmë ku rrinë fantazmat
e nuk flasim për to
terri paloset shtresë – shtresë
në frikën që nuk e mundëm
kurrë
Të parët i hanë furra ata që dinë
kush ishin dje rrugëtimit nepër
kohë mileniumit të parë, të dytë
dhe të tretë që të dijshëmit
e mësuan në mileniumin e parë
Krishtin e mveshën me kuarcën
e andrrës së pavdekëshme
Maria Magdalena në cilin Ungjill
ishte gruaja apo Nëna e Isait
Ata që vegjetojnë janë te vdekshëm
ecjeve nepër kohë pa emër pa nishan
pa sy pa veshë
Te parët që rezistojnë i përpinë heshtja
e të tjerëve që nuk flasin
Astriti është në Ungjillin e Zbulesës
Njeri
aty ku çakejtë e kanë ndry shtatë pash nën dhe
e ne vegjetojmë ecjeve kot shtegut
të harresës për dje e sot
Të pa vdekshëmit rezistojnë nuk e kanë
frikë terrin as ecjet para mileniumit
të parë shtigjeve të ritmit pagan
të diellit e hënës pa petkun e shenjëtërisë
për të shembur faltoret e territ që u ndërtuan
mbi varret tona dje
e sot një teatër meskin në emer të Atit, t’ Birit
e Shpirtit të Dreqit luhet pa pengesë
për të legjitimuar okupomin e popullit fantomë
sërish në mileniumin e ri
kush është Antikrishti e kush Jezusi
apo Hija e Tij
Astrit Dehari rri zgjuar hijerëndë soditë
heshtjen e popullit të hiqit
Të dijshmit i ha sëmundja e ndërgjegjës
brejtja e lëngatës pafuqi të vetmuar
luftojnë me djallin dhe hahen me vetëveten
para heshtjes Njeri
zgjohuni ta zhdavarisim terrin e çakejëve
ta nxjerrim gjakun e prishur
nga venat e coftinës vegjetim
ta çlirojmë Astritin nga pagëzimi
i vetevrasjes Zbulesës së Ungjillit EUREKA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com