Dy dua – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DY DUAR
Dy duar të vogla fërkojnë gurin
Ku shqiponja rri krahëhapur
Nëna i flet me zë të ulur
Lotë s’ lëshon se është e matur
Me dy sy si dy qirinj
Po e sheh babin e tij
Ai s’e njeh por veç ka ndi’
Duke e parë n ‘fotografi
-Ishte trim e burrë shkua burrit
Tanë e thoshin pa ngurrim
Që t’ valojë lirshëm flamuri
E kish dhënë jetën ai trim
Eh sa shqipe i dhamë lirisë
Mjere ata qe i kanë harrue
Janë simbol i krenarisë
Ështē mekat mos me i kujtue!
(Kushtuar fëmijëve te dëshmorëve)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com