August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E VOGËL

Çdo ditë e jetojmë një ditë të re,
Në “pallatin” tonë të vjeter në fshat
Të zitë e ullirit që e sjell koha
Me tymë e përpin i ziu oxhak!

Me të gdhirë dita, dëgjojmë serenatë
Zogjtë sillën n’ verandë, për ne cicërojnë
Hallet nuk i dinë, i dinë vetem muret
Rënd peshojnë dhe gurët, por toka i mban!

Kënga shpesh dëgjohet, kur zemra qanë hallet
Shpirti e do jeten, jetes i këndon
Që nga ilirishtja e kohëve të vjetra,
Kjo iso e njetë, shumë po na mundon!

Shumë e vogël n’ hartë,
E halle,…. halle plotë
E vjetër ndër shekuj, krahët t’ janë gjymëtu
Ty të sakatuan, moj e bukura ime,
Të na falësh ne, s’ mundemi me t’ ndihmu,
Të vogël,……….

Leta Gela-Kutllovci
Leta Gela-Kutllovci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com