Heshtjes që flet e nuk pëlcet – Shukrije Gashi
HESHTJES QE FLET E NUK PELCET
(Nexhmije Pagarushës)
8 gusht 2019
Mike shpesh dhimbën e ndryve n’palcë
pa fjalë tej murit t’paprekshëm
e heshtjes ia fale sytë pasqyrë
mire ua njoh plagët e pafashitura
e di çka mba zemra jote brenda
e çfarë thonë ofshamat tua t’ gjata
lotët nga liqejt e shterrun tashma
që kurrë u njomën mjaftueshëm
me dashninë falun bëshëm
ndër vite me pak egoizëm vetanak
asnjëherë theve guacën e heshtjes
n’ hatërmbetje
për t’shfryrë pezmin e harrimit për Ty
Ah sa keq e sa e vogël po ndihem sot
n’ lëkurën time që nuk po mund
të bëj asgjë për ta kthyer kohën
aty ku gjunjtë marrin jetë për ecjen
e dytë me pak zor e një trohë njerëzi
Nëse nuk do të njihja do t’isha e varfër
shumë për mungesë shijimi fisnik
me mrekullinë e flijimit për njeriun
n’ fahun e tretjes së qiriut
dhe magjepsjen e dyzuar atëherë
kur shpirti rri pezull mes ikjes për
shpëtim nga vuajtjet apo
misionit për andrrën e pakryer
Të dua fortë mike e nuk po mund
t’ pajtohem me vuajtjet tua
që kurrë i braktise ecjeve n’ maja
heshtash idhnake për fanitjen n’ pritje
e hiq për veti
Sërish të shoh me Bareshën fushave
t’ bleruara nesër
lum si unë që ta njohë heshtjes që flet
e nuk pëlcet…
Shukrije Gashi