Ku mbeta – Jan A Kosova

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ku mbeta
Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë
Nuk e di nëse fjalët e duhura i shkrova
Më prit në Malësi, më prit atje në Krujë
Dy fjalë t’i thot zemra që ty ta dhurova
Në këtë rrëmujë unë nuk e di ku mbeta
Dhe prap mendoj se mjaft nuk u shkrua
Se jo gjithmonë na ka përkëdhelur jeta
Por unë të dua, ty pafundësisht të dua
Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë
Të mungoj unë ty sa ti më mungon mua?
Më prit në Dardani, më prit atje në Krujë
Atje te kalaja dua të të them: “Të dua”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com