August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pa pentagram…

Pianos vjetër i dalkan tinguj si vaje,
Vaje mjerimesh a brenga dashurie?
Qan buzë Renit vajza që sjell Hajne,
A zbritën papritur fantazmat si hije?

A çupë e Pushkinit me sy e përlotë,
N’piano e gëzuar tek lozte Shubert?
Ajo në tastierë, poeti trazonte flokë,
E nota vibrohet me puthjen e beftë?

A Puçinit do t’i ketë shkuar pikë loti,
Kur “Nessun dorma” i erdhi në Qiell?
Si himn sjellur nga maestro Pavaroti,
Vepra madhore do shndriste si Diell?

Apo, Lacrimosa nga Verdi e Moxarti,
Ka sjellur misteret, deri lart në trerë?
Apo është çasti për reçetë Hipokrati,
N’hije antikiteti t’kthej një gotë verë?

Ç’po them! Sikur notat kanë trishtim,
Ardhkan hije të zeza e mbas të zeze!
Pa pentagram…paskam ikur në Pekin,
Me tinguj jasminësh të luleve kineze!


F@L, 08/08/2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com