Per ty ! – Selfijaze Jaho Teli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Per Ty!
Jam ngjitur mbi re ,
Porsi flutur!
S’u lodha asnjë çast në fluturim ,
Retë më kanë mbështjellë me mëndafsh,
Sikur ti ,
Sytë m’ lanë me ujë kristalinë ,
Fytyrën ma shndritën me rreze t,arta
Buzëqeshjen e mbuluan me yllore
Puthjen e lanë pranë ylberit
Të të priste ty ,
Si thua ?
A do t’ma japësh një përqafim ?.
Si lule diell më thanë retë ,
Në tokë më mos u ul
I dhe colorit hapsirës ,
Ëngjëll do të të bëjmë ,
Me ne mes resh nëse rrin ,
Turpëruar fluturza u përgjigj , :
Unë pres një përqafim !
(Sena).Srlfijaze Jaho Teli.@$T@Shkoder më 9/8/2020të drejtat e autorit janë të rezervuara ,
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com