August 6, 2024

Përtej botës së llafeve – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRTEJ BOTËS SË LLAFEVE

Përtej botës së llafeve e qetë mikrobota ime
ma shtron për shtroje
barin
që e sheh ti veç në
stadium
për jastëk ma nxjerr një gur të prerë
të cilit i vë sipër
gunën
vë kokën në të për të dëgjuar alarmin e
tokës
atje shtrohem dhe ëndërroj atë që e kam
ëndërruar
nuk më zë mërzia aspak dhe këtë s’e di
njerëzia
me mua flet veç gjethi i mërzitur dhe
poezia
më degjon ai trim Drini kur bërtas sa deri te
qielli
më dëgjon dhe më vje ngat edhe
njeriu
më bëhen dy zëra kur fryn
veriu
në kokërrshpine kthehem me fytyrë kah
qielli
mua krejt ndryshe më nxen
dielli
rri gjatë shumë gjatë
këtu
aq sa s’mund të rrini
asnjëri
mua më ik koha po nuk më dhimbset
fare
nuk e kam atë thjesht për
pazare
për aq sa rri në mikrobotën
time
më përplaset qielli i kaltër
fytyrës
dikur e ndihmon edhe
era
një turrec të njëjtin pasha sytë e dëgjoj
përhera
jo veç kur troket në derë
paravera
sa i vogël dhe i madh njëkohësisht
ndihem
në vogëlsinë time rritet
madhështia
ma merr mendja të bëj një film për këtë grimë
bote
personazhet do t’i lë për një
film tjetër
në film do të jem
unë
e dashura ime mund te vij
po deshti
aty është
deti
mali përmbi malet tjerë
më i madhi
vdekjen këtu e ka zënë
gjumi
nuk vjen deri në mbarim
të filmit
antirapsodi këtu këndon
era
nga larg ndihen tamtamet e valëve
të Drinit
matanë piqen manaferrat më të mëdha
në botë
gjithë natën nganjëherë flë me peshkun
e artë
kur flas nuk përfundoj pa rënë
zilja
përtej botës së
llafeve
sonte ç’m’u kujtua
Dila…

9 gusht 2016,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com