Preka yjet me dorë – Myslim Xhaferaj

PREKA YJET ME DORË
- Në “MEKËN ” time…
Gjunjët si me ashensor
Më ngjitën mbi Trebeshinë,
I preka yjet me dorë
Siç prek librat në vitrinë…
Gëzon shpirti shkëlqen nuri ,
Syri nuk ngopet së pari ,
Në Trebeshinë këndon guri …
Këndon dhe një fije bari…
Hingat ishin me dëborë
Faqet plot me trëndelinë ,
Si një vajzë vetull-kurorë
Ndrinte Hëna mbi kodrinë….
Zogjte dy nga dy lodronin
Mbi nje degë trëndelinë ,
Putheshin dhe dashuronin ,
E sfidonin pandeminë….
Zjenin sheshet dhe korija
Simfoni e padëgjuar….
Sikur vetë perëndia
Ziafete kishte shtruar…!
Edhe unë ia mora këngës
Elmazi * ia priste shtruar ,
U ngritën flatrat e zemrës ,
Gati për të fluturuar …
Atje kish vërtet pranverë
S’kishte fije pandemije ,
Un u deha si me verë ,
Arratisur prej ” kulvie “….(Korona)
Nuk e di gjunjët ç’do thon ,
A do binden tjeter herë ,
Por zemra do jetë gjithëmonë
Për tek “MEKA…” ku kam lerë…
- Elmazi * Kushriri im i mrekllullueshëm.
Bashkë shkuam ne ” Mekën …” tonë…..
Më 2, Qershir .2020