August 6, 2024

Pritjet e gjyshit – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PRITJET E GJYSHIT

Gjyshi moshën e sfidon
në shkurtim të rrugës së vet
bindjes së vet fort i qëndron
mall i jetës gjithnjë e tret.

Përjeimet si dhe kujtesa…
njëra malores e tjetra dishezës
seç pret gjyshi nipër e mbesa
t’ia mbushin kopshtin e shpresës.

Zemra bëhet mal e shpirti det…
famijja është gjë e shenjtë
s’ka gëzim më të madh në jetë
kur e sheh pasqyrën e vërtetë.

Edhe sytë kur të t’i verbohen
ai e kujton buzëqeshjen e shpirtit
edhe veshët kur të t’i shurdhohen
lulëzimi n’kopsht e zgjon prej flirtit.

© Ulku Bardh

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com