Të dua vendlindje…! – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TË DUA VENDLINDJE
Ditët e pranverës
Erdhën në mërgim,
Malli më mbërtheu
Zemrën me shtrëngim.
Nuk duroja dot
Largësinë nga ti,
O vendlindja ime
Veshur bukuri !
Dhe me mend erdha
Ta shoh diellin në lindje,
Të të them me zemër:
Të dua vendlindje…!
09.08.20
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com