Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të kam parë

Po ta dija se do vije do ta shtroja
Rrugën tande me gjak zemre e hije syni
Çast të lumtur atë takim do ta bëja
Knaqsi do fitoja tek Zoti i madh i yni.

Unë nuk dija që ngadalë po vije
Rrugës me asfalt lagur nga shiu
Buzëqeshe ëmbël- sa fort të pati hije
E ste fola dot unë që të deshta i ziu.

Hutuar mbeta, në grackë të çastit rashë
Bukurinë engjellore, syrin kur ta pashë
Nur i ftyrës sate , hiret e tua
Shpirt, sy e zemer krijuar për mua.

Ah.., po ta dija se do vije do ta shtroja
Rrugën tande me gjak zemre e hije syni
Çast të lumtur atë takim do ta bëja
Knaqsi bre do fitoja tek Zoti i madh i yni .

Korab Blakaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com