Do ta ndiej kohën dhe valën e lumit – Remzi Limani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DUA TA NDIEJ KOHËN DHE VALËN E LUMIT
Unë,
për të mbijetuarit e errësirës së dashurisë,
hartoj hapësirën rrethuar prej drite,
krejtësisht e bardhë mbuluar me duvak nuseje.
Një hapësirë ku zhvishen bukuritë,
për një frymëmarrje të përbashkët.
Aty do të përkujtohen të mbijetuarit,
pikëllimi, bukuritë dhe shtërzimet e dashurisë për gruan e dalë nga dora.
Ndaj dua të zgjohem pranë teje ta ndiej kohën dhe Valën e lumit.
Nuk e dua heshtjen,
ajo është luks ndërtuar prej kristali.
Dua të zgjohemi viteve të shlyera,
në fuqinë e zjarrit netëve të ndezura,
rreth nesh t’i gjejmë pamjet e humbura.
Remzi Lim@ni
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com