August 5, 2024

Endrrat s’pres te vijne – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ENDRRAT S’PRES TE VIJNE,,,

Pullumb Ahmeti

Unë s’të them kthehu,se nuk të thash shko…
dhe vështrimin tim,çiltër në ty gjatë e hodha
nëse s’je i bindur pranë ,mua mos më kërko
udhë e mbarë t’ju jetë udhën vetë e zgjodha..

Shihëm pak në sy,thellë nëse më kupton
jeta është ndryshe kush kërkon më tepër
edhe dielli një jetë hënën vetë a se kërkon?
Janë si dy zemra,rrahin për njëra tjetrën.

Mbyllur i kam sytë,ëndrrat s’pres të vijnë
flokët tufa tufa resh shtrirë në brinja mali
zemra diçka më ndjen se fort më regëtinë
hapat jo s’ti ndjeja brenda më digjet malli.

Mos më rri dyzuar por shikomë në sy
pse si kam zbuluar dua t’ju ndjej zënë
gjaku dejeve vërshon,pran të kërkon ty
eja më shtrëngo për ty jetoj,, kam thënë.


Varg Ahmetian,,,,11/8/2018 Shiko më pak

Komentet
Comment as Ere trendeline

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com