August 5, 2024

Identitet në vargje – Teuta Shaqiraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Identitet në vargje .

Cila jam unë në të madhen hapësirë universi ?
E zëri i zemres si nota ” SI ” pentagrami :
” Je thermije meteori në qiellin e dashurise ” .
Ja përse unë u linda , e stinët motërore i kisha
paraprirë.

Si pikëz shi vere jam , që shkumëzon mbi buzë
e kripte , herë e ëmbël , per ty bëhem nje muzë .
Në cast lumej ndjenjash më lënë të vetmen fjalë
Jam ” lulja e Janarit ” ti oazi im i paqte

Jam gjethja e kuqërremtë që ngadalë bie përdhe
nga malli vjeshtak , në humusin e ngrohtë fle,
e ngjyrat vjeshtore filtrojne timin imazh
qielli fik e ndez yjet, kalimthi vjeshtën lë pas …..

Sythi i parë i bajames bulberoj të jem
me këngën e bilbilit të marrë krahë mbi gem,
lëndine e paane me të katërtat stinë,
në mua blerojne të tëra, përjetësisht jane shkrirë.

Teuta Shaqiraj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com