August 8, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNË!
……………………………………………………………….

Nënë, për ty më dogji malli,
Dorën tënde e dua tek balli,
Goja ime si lutje të kërkon,
Nënë, je emri më i bukur mbi tokë.

Nënë ,u enda nëpër botë,
Kërkova lumturinë,po s’e gjeta dot,
Pa ty ndihem si zogu pa krah,
Preri jot jastëku më i ngrohtë.

Nënë, je shoqa më e mirë,
Je ilaç për shpirtin tim,
Vetëm puthja jote e ngrohtë ,
Dhimbjen mbi trup ma largon.

Nënë ,qepallat si mbyll sot,
Lotët askush s’mi fshin dot,
Dora jote shamia më e butë,
Je oksigjeni që unë marrë frym.

Nënë e dua zërin tënd,
Më shumë se rrezet e djellit,
Fjalët e tua të ëmbla,
Më të bukura se lulet e pranverës.

Nënë, boshllëkun tënd ,jo,
Askush nuk ma mbush dot,
Prania jote nuk ka çmim,
Pasuria para teje është e kotë.
…………………………………………………………

AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com