Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba
TI MOJ VERE
Ti moj verë,
Ma more mëndjen,
Poshtë dhe përpjetë,
Herë më duket se jam gjallë,
Herë sikur s’kam jetë.
Unë të kisha në një gotë,
E më dole dy,
Nuk e di, pse qesh me vete,
Dhe kam lot në sy.
Shpirtit qefin seç m’ja solle,
Unë jam mbi të tërë,
Gjuha ime zu të flasë,
Siç pret një gërshërë,
Verë e dashur, sa të dua,
Rri gjithmonë me mua,
S’të lëshoj der rrushin tjetër,
Do t’pi sa të dua.
Në të kuqen, erën tënde,
Dhe në buzët e tua,
Seç mu bë sikur me hodhe,
Oh grua me grua.
Sa shpirt buta,
Sa te mira,
Seç më vijnë përqark,
Mëndja është në anë të keqe,
Më thotë rri dhe pak.
Të shtrëngoj moj gota ime,
Mos të derdh kam frikë,
S’dua të pikoj për kot,
Jo as dhe një pikë.
Po të lutem e bekuar,
Mos ma sill, mëndjen në vete,
Se po zgjova, me erdh mëndja,
S’kam se ku të vete.
Arjana Fetahu Gaba
Të gjitha të drejtat I përkasin autores!