Vendlindja e lënë bosh – Fetah Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VENDLINDJA E LËNË BOSH
Jetë, a të njoh unë ty?
Kur shoh toka, shtëpi
lënë pa askënd,
nuk i futet plugu një are.
Vendlindje, të njoh unë ty?
Toka mbushur varre, rrugë,
dhe krua me ujë,
livadhe me lulë,
nuk investohet të bëhet gjë.
Kullat tona kanë sa plagë!
Krejt humnerë rreth tyre,
nuk nxjerr lot unë sot,
po me grushte nga sytë
qarë në heshtje,
nuk i preket tokës me dorë
balli i dhembjes…!
11.08.20
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com