Kam mallë për ty – Sulbie Shehu
KAM MALLE PER TY
Kur më merr malli për tinë.
Lexoj vargjet poezinë!
Nga vargjet ,vjen e më ulesh pranë .
Kur jam me ty,kam gjithë dynjanë!
Mes vargjesh të ndjek shpesh herë .
Ti vrapon, e më bëhesh erë!
Të arrij e të puth si i marrë.
Mos,se na shohin, më thua ngadalë.
E ndjej zemrën tënde ,që rreh si drenushë.
Të puth fort,tek e bardha gushë.
Si dre i harlisur,pas teje vrapoj .
Të pëshpëris tek veshi:”Të dashuroj!”
Sa do të zgjasë vallë, dashuria e jonë ?
Për mua,unë besoj përgjithmonë!
Përgjigjen tënde e di,ndaj nuk të pyes.
Do të dua si e marrë,deri sa të vdes!
Në vargjet e mija të kam kaq pranë.
Kur jam me ty,kam gjithë dynjanë !
Në çdo varg që shkruaj,të them të dua.
Çdo fjalë e jotja, është jetë për mua !
Punoi Sulbie Shehu
Tirane /ALBANIA /
11.8.2020