Kujtim – Hyrije Jusufi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUJTIM
Ditën time e përpijnë kujtimet
Hapat andej këndej zhbëjnë emrin tënd
Rilindur Rozafë jetës
I vë emrin …
Ikjes
Mallkimit
Natë e ditë , hënë e diell
Je ti
Zbehur e rreze e burgosur
Në natën pa plumb arratisesh
Për t’i ikur shpëtimit tënd
Ora numëron burimet e shpirtit
Të shtjerrura pa pikë
Heshtur
Në akrepat e orës me e pa të
Çdo gjë ka fund
Fillim i ri …
Ti pret me sy qiellit
Nuk e di
Si emërove shpëtimin…?!
E vejë nata e shpirtit aty
Ikjen pa ikje
Plot dashuri shpirtit më le ….!
Hyrije Jusufi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com