Nuk je më ajo… – Besnik Memelli
NUK JE MË AJO…
Nuk je më ajo që ke qënë më parë
ke filluar të ftohesh kohët e fundit,
ke filluar ta fikësh ngadal atë zjarrë
që na përflakte ndjenjat e shpirtit.
Ngrije pjedistal me fjalët e bukura
dhe unë ndjehesha shumë krenar,
gëzomin ditët tona më të lumtura
dashuria jonë jo nuk kishte të shar.
Thua sështë e vërtetë kjo që thua
ajo jam që kam qënë dhe më parë,
shkoj flaka që më përcëllonte mua
ku shkoj dashuria jonë e paparë?
Bëj be e rufe sa të duash para meje
burimi i ndjenjave të tua po shteron,
të dallon qartë fytyrës kjo fshehje
ky dyshim ka ditë që më mundon.
Këtë dilemë e ke ti në dorën tënde
qofsha unë në këtë mes i gabuar,
mos haro se pas meje u çmënde
kjo dashuri jeton e ka për të jetuar.
Besnik Memelli
12.08.2020