Rrapi i Zonjës – Alisa Sila
Rrapi Shekullor i Vëndlindjes sime
( Ky rrap ndodhet në Bubullimë)
Dhe quhet ( Rrapi i Zonjës)
‘”Rrapi i Zonjës”
Ky rrap shekullor
Ndodhet në vëndlindjen time
I mocëm sa askush
Mënd nuk e.mban
Sa herë rrufetë
E dogjën e përzhitën
Por u ngrit si feniksi
Dhe sythe celi prapë
Nuk mbahet mënd
Sa i vjetër është
Dhe pleqtë e mocëm
Histori tregojnë
Aty pranë një bej jetonte
Dhe.kish për grua
Më të bukurën Zonjë
“Rrapi i Zonjës” quhet
Kushedi prej sa kohësh
Këtë emër mban
Kështu quhet edhe sot
Ky rrap shekullor
I vjetër nga mot- mot
Tregojnë pleqtë
Për Zonjën e beut
Në ditët e nxehta
Poshtë rrapit pushonte
Dhe rrapi i mocëm
Ëmbël tunde degët
Zonjën e Beut
Me.hije ta freskonte
Kështu ky emër i ngeli
“Rrapi i Zonjës”
E quajnë edhe sot
Këtë rrap të mocëm
Kur luanim me fëmijë
Ngrihet madhështor
Se tund stuhi e sqotë
Rrapi
I Vëndlindjes sime
Sa herë kaloj te rruga ndaloj
Më sjellë kujtime fëmijërie
Asgjë nuk ka ndryshuar
Sa herë e shikoj
Kujtime fëmijërie më zgjon