August 6, 2024

Sirene apo Hyjni? – Selfijaze Jaho Teli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SIRENË APO, Hyjni ?.

Ishte një sirenë e hijshme ,
Me flokë kafe ,
Me kaltërime muzgu ,
Gazmote ,shkëlqim e miresi ,
Kthyer ish në një gorgonë,
Por gorgonë në fakt nuk ish,
Ajo ish sirenë e ardhur nga uji,
Rrëzëllite e tëra
Si lulëkuqe në xham
Por fatkeqësisht , ajo frymonte , dënesë ,
Flatëronte dhimbshëm ,
Kushedi përse ,
Hapte sytë e shihte. mbi re ,
Në diellin e ëndrrave të saj ,
Një statujë gotike kishte flakur tej ,
Një oqean jetë kish shterrrur ,
Pikonte ngado pikëllim
Një jetë të tëre kish harxhuar ,
Duke dhuruar bretore energjie pambarim ,
Vështrimin e kish të ujshëm ,si lot ,
Fshehur brenda një syri të madh,
Buzëqeshjen , si në fragment plot ëmbëlsi ,
Heshtjen e kish të hidhët ,
A thua se një kup helm kish pi ,
Inatin , të fshehtë ,e ruan me fanatizëm në gji
,Mos vallë hyjnesha ish tradhëtuar ,
Kushedi ,
Mbi sytë shigjetat flakëronin bukuri
Ndodh ,të duam të arratisemi në pafundrsi,
Në përjetësi ,
Të frymojmë dashuri
Për jeten , tokën , bukën , fëmijën ,
Të bukurën fisnikëri , njeriun !.


(Sena) Selfijaze Jaho Teli//@$T@ Shkodër më 11/8/2020 të drejtat e autorit janë të kufizuars,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com