August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I ÇMENDURI

Dikush me një lëvizje fshiu yjet dhe hënën në qiell
nata si bishë e zezë rrëshqet mbi dëborë
pa lënë gjurmë
ka vetëm një dritë në një dhomë të qytezës
një burrë i veshur solemnisht
që e kishte krehur vetmia (kjo ishte aq e dukshme)
qëndron i varur në litar

Kur lindi dita e thinjur nga bora
një njeri fiku dritën në dhomë
dhe doli për të përhapë lajmin
njerëzit u mblodhën
dhe të gjithë të habitur
e panë tavolinën
dhe me cepat e syve trupin e pajetë
njëri prej tyre foli për të gjithë
qenka çmendur i shkreti
përnjëmend qe braktisur nga të gjithë
po ai ende kishte mbi tryezë
gjysmë shishe raki rrushi
dhe një kuti cigare pothuajse të plotë

“KUR QAJNË HARDHITË”, Armagedoni, Prishtinë, 2019
Xhevdet Bajraj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com