Burrëria (satirike) – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BURRËRIA
(satirike)
Është një fjalë që s’matet n ‘okë
As me muskuj, as me gjoks
As për peshë, sa rënd kush çon
Nëse tjetrin xhelozon
Kjo nuk ndodh te popujt tjerë
Që dhe dimrin e bëjnë verë
Sado t ‘keq dikë ta kenë
Ah, sa lart i japin vend
Ne shqiptarët, për fat t ‘keq
Jemi paksa mburravec’
Kjo kushton aq shumë, sa s’ka
S’na kurrë bashkë për t’u bà
T’ishim marrë pak me burrëri
Kishim bërë fletë n ‘histori
Se kjo shumë na ka kushtuar
Njëqind vjet pa u bashkuar!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com