August 9, 2024

Hiqni maskat o njeres…! – Irena Bida

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

IRENA BIDA
Hiqni maskat o njeres …!

Dhe ditet rrendin ,
Ne cmendurine e ankthin,
E shpirtrave trazuar ,
Nga dyzimi i mendjeve kapluar.

Dashurite vriten ,
Nga mendje turbulluar ,
Te cekta , njeres te dyfytyresuar ,
Ne mefshtesi harruar.

Flet gjuha ,para mendjes ,
Kur nuk sheh ,me shume se hunda ,
Majmunet e modernitetit te kohes ,
Para nesh shfaqin cudira .

Harrojne te gjoret ,
Se bota hipokrite ,eshte mbushur me marrezira ,
Akrobacite e mendjes ,mendjelehtesit,
Zbulojne hapur ,djallezira .

I miri vuan ,lendohet ,
I keqi ben qef e terbohet ,
Eshte koha ,qe njeriun ka ndryshuar,
Me fytyre maskuar .

Hiqni maskat o njeres …!
Jeta eshte dhuruar ,per te gjithe njehere ,
Me bukurine e lluksit , te fasades farse ,
Mos vrisni shpirtra te delire…!

Irena Bida
Selanik 10 Gusht 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com