August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KANGËT E PAKËNDUEME (Migjeni)

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
t’cilat ende vuejtja as gzimi s’i nxori,
t’cilat flejnë e presin nji ditë ma t’lumnueme
me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.

Thellë në veten teme kangët e mia jesin…
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun
n’nji mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

O kangët që fleni, reliket e mia
q’ende s’keni prekun as nji zemën t’huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija
unë – djepi juej; ndoshta vorri juej.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com